Agjencia Zhurnal.mk.

I nxehti shkrin pistën e Aeroportit të Luton në Londër, kaos me fluturimet

Pista e aeroportit Luton në Britani u mbyll për dy orë për shkak të një problemi të ardhur si pasojë e temperaturave ekstreme që kanë goditur vendin.

Uellsi regjistroi ditën më të nxehtë, ndërsa Britania është në gjendje të jashtëzakonshme. Temperaturat që kanë arritur deri në 40 gradë celsius dhe duket se kanë detyruar aeroportin e Luton që të pezullojë fluturimet, duke shkaktuar tension te udhëtarët.

Për shkak të temperaturave pista nisi të shkrihej çka e bëri të pamundur uljen e avionëve.

Sakaq, të martën Skocia dhe Anglia mund të regjistrojnë temperaturat më të larta në histori. Zyra e Meteorologjisë tha se temperaturat mund të arrijnë 43 gradë Celsius nesër, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë.

Related posts

Navalny përballet me një gjykim të ri

Z.H

Biden do të dërgojë një zyrtar të lartë në vizitë në Ukrainë

Xh M

Shkaktarët më të mëdhenj të stresit për punonjësit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More