Agjencia Zhurnal.mk.

I nxehti përvëlues përfshinë Shqipërinë, temperatura deri në 41 gradë Celsius

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

 

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të sillen: në zonat malore, nga 18°C në 33°C, në zonat e ulëta nga 24ºC në 39°C dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 41°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të sillen: në zonat malore nga 18°C në 33°C dhe në zonat e ulëta nga 21°C në 35°C.

Related posts

Rritja e rasteve të reja në Shqipëri, Manastirliu: Gati spitali COVID-3

Redaksia

Nga New Yorku në Prishtinë/ Rama viziton nesër Kosovën, zbardhet axhenda

D V

Basha-Berishës: Thirrja e kryetarit të PD: Boll ndihmove Edi Ramën!

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More