Agjencia Zhurnal.mk.

I njohur për rolet e Bali Beut dhe Kemalit, aktori Burak Ozcivit rrezikon dënimin me burg

Aktori i famshëm turk, Burak Ozcivit, i njohur për role të pëlqyeshme në seriale televizive, mund të përballet me një dënim me burg.

 

Sipas raportimeve të mediave të atjeshme, ai akuzohet për sharje dhe fyerje të ekipit të produksionit nga xhirimi i serialit “Kurulus: Osman”.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në Beykoz Riva në dhjetor të vitit 2020, ka raportuar Cumhuriyet.

(Foto: Instagram/burakozcivit)

Në një gjendje nervozizmi, Ozcivit thuhet të jetë larguar nga tenda ku po qëndronte, teksa shante dhe ofendonte ekipin nga vendxhirimi.

Procesi gjyqësor pritet të fillojë në javët në vijim, ndërsa nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në katër vjet burg.

Seriali “Kurulus: Osman” tregon themelimin e Perandorisë Osmane, ndërsa është bërë ndër më të kërkuarit.

Kujtojmë që Ozcivit ka qenë i njohur edhe te publiku shqiptar me rolet e Malkocoglu Bali Bey (në “Muhtesem Yuzyil”) dhe Kemal Soydere (në “Kara Sevda”).

Related posts

Melinda tregon se çfarë i kishte ndodhur gjatë takimit me Nicki Minajn: Më tha rrotullohu, më pëlqejnë të pasmet e tua

D V

Adriana Matoshi dhe Keith ndajnë me fansat çastet nga darka e tyre romantike

D V

Partneri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla: Zoti është i madh, gjithçka po bëhet mirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More