Agjencia Zhurnal.mk.

I jepet lamtumira e fundit 8-vjeçarit që u vra nga fqiu në Fier

Mes lotësh iu dha lamtumira e fundit 8-vjeçarit Mateo Vasiu i cili u vra nga bashkëfshatari i tij Klodian Çalamani në Fier, mbrëmjen e së martës.

 

Banorët thonë se autori i vrasjes ka qenë problematik për çka kërkojnë edhe dënimin më të rëndë për të.

Të pranishëm në ceremoninë mortore të të ndjerit janë deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Për vrasjen e 8-vjeçarit reagoi mëngjesin e së mërkurës edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai kërkoi që të jepet dënimi maksimal ndaj barbarit Çalamani.

Si ndodhi ngjarja?

Një ditë më parë Fieri u trondit nga grabitja dhe vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani. Në lidhje me ngjarjen u arrestua nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi 8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e tij. Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen dhe tregoi se e kishte groposur trupin në oborrin e shtëpisë. Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së autorit, shkruan TopChannel.

Kush është Klodian Çalamani?

Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo jo pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Në atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës në vitin 2009. /TCH/

Related posts

Kryeministri Rama në 30-vjetorin e UNDP: UNDP ka rol të jashtëzakonshëm në zhvillmin e demokracisë shqiptare

D V

Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës

N E

Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, Gjykata e Durrësit e vendos në arrest me burg 50-vjeçarit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More