Agjencia Zhurnal.mk.

I gjendet kokaina gati për shitje në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec

I gjendet kokaina gati për shitje në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec

 

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec pasi iu gjet lëndë narkotike në mjetin me te cilin po lëvizte.

Sipas uniformave blu është arrestuar A. T., 35 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit të policisë në lagjen nr. 1, Pogradec, me mjetin tip “Benz”, këtij të fundit iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Kapet me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 1, Pogradec, me mjetin tip “Benz”, gjatë kontrollit së të cilit iu gjetën e sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Related posts

Edi Rama për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes: Të përgjigjet vetë para drejtësisë

N E

Detaje rreth rastit tragjik në Vlorë, ku nëna vdiq bashkë me fëmijën e saj

D V

Kanceri i gjirit, Vokshi akuza qeverisë: Kam një mesazh për vajzat dhe gratë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More