Agjencia Zhurnal.mk.

I gjejnë qese me drogë në trup, pas kontrollit substanca i gjejnë edhe në banesë e veturë në vlerë tetë mijë euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka arrestuar një person të dyshuar për posedim dhe shit-blerje të substancave narkotike, ndërkaq gjatë kontrolleve në banesën e të dyshuarit janë gjetur substanca narkotike në vlerë rreth tetë mijë euro.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Më datën 19.04.2023, rreth orës 21:00, njësia nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë gjatë një pune hetimore operative (dy javore) në terren, ka arritur të marrë informatën se një i dyshuar është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në qytetin e Prishtinës.

Hetuesit policorë kanë ndaluar të dyshuarin B.M.,(mashkull kosovar, viti i lindjes 1996), dhe gjatë kontrollit në trup fillimisht i janë gjetur 3 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.5 gramë”, thuhet në raport.

Më tej bëhet e ditur se Njësia e Forenzikës Regjionale në Prishtinë, pas disa kontrolleve në banesën e tij, si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar: 27 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 13 gramë, 3 qese të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 62.9 gramë, një peshore digjitale e cila ka shërbyer për matjen e narkotikeve në sasi të vogla.

Po ashtu i janë gjetur një qese e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.2 gramë, e gjetur në veturën e të dyshuarit, dy telefona celularë, para të gatshme me vlerë prej 1,545.00 euro.

Sasia e substancave narkotike e konfiskuar është 77.6 gramë e që në vlerë parash konsiderohet të jetë 7,760.00.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. 

Related posts

Pronari i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar, i janë marrë mbi 21.000 euro

D V

Aksident i rëndë në autostradën Gostivar-Tetovë, ka të lënduar

Xh M

79-vjeçari ka sulmuar një polic në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky