Agjencia Zhurnal.mk.

I frikësuar se ka diçka mes Gigi Hadid dhe DiCaprios, Zayn Malik bën lëvizjen e papritur

Ish partneri i Gigi Hadid, Zayn Malik nuk i ka pritur mirë spekulimet se ajo ka nisur një romancë me Leonardo DiCaprio.

Ish-anëtari i grupit “One Direction” ka një marrëdhënie të shëndetshme prindërore me nënën e vajzës së tij, por ai shpreson të ribashkohet me të, raporton Hollywood Life.

 

“Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigi-n, ata kanë një marrëdhënie të mirë tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të. Ndaj këto lajme për të dhe Leo-n e kanë mërzitur shumë”, u shpreh një burim pranë këngëtarit të famshëm.

Zayn dhe Gigi kanë qenë bashkë që nga viti 2015 por u ndanë në fund të vitit të kaluar. Shkak për këtë u bë përplasja që këngëtari pati me nënën e modeles, Yolanda Hadid gjatë kohës që Gigi ndodhej në Paris për çështje pune.

Related posts

“Nuk mendoj se Instagrami është i shëndetshëm për mua”, postimet që bëri në rrjetet sociale djali i Regina King disa ditë para se të bënte vetëvrasje

D V

Prindërit e Miley Cyrus, Tish dhe Billy Ray ndahen pas më shumë se 28 vite martesë

D V

Kim Kardashian shfaq linjat e bujshme të trupit, teksa realizon setin e ri fotografik në Bahamas

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More