Agjencia Zhurnal.mk.

 I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës është kapur në Türkiye, procedura për ekstradim ka filluar

Shkup, 5 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka bërë të ditur se Ljupço Palevski – Panço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, është ndaluar sonte në Türkiye, raporton Anadolu.

“Sapo morëm njoftim nga kolegët tanë nga Türkiye mike se krijuesi, planifikuesi, koordinatori kryesor dhe ekzekutuesi i drejtpërdrejtë është kapur dhe është privuar nga liria në territorin e tyre, ngjashëm me njohuritë tona operative në rrugën e lëvizjes së të dyshuarit”, tha Spasovski.

Spasovski, i cili në konferencën për media shfaqi edhe fotografi të Palevskit të bëra nga autoritetet turke, tha se ai u dërgua me makinë në Serbi, pas çka ka udhëtuar përmes Bullgarisë në Türkiye, ku dhe sonte është kapur nga autoritetet turke në qytetin Balıkesir. Ai njoftoi se procedura për ekstradimin e tij po ashtu ka filluar.

Shefi i policisë maqedonase po ashtu falënderoi për bashkëpunimin së pari për Türkiyen, por edhe për Serbinë dhe Bullgarinë, në territoret e të cilave ka lëvizur i dyshuari, si dhe Kroacinë e cila me vetë iniciativë ka raportuar se ka kryer kontrolle në territorin e saj.

“Sot të gjithë prisnim kallëzimin penal kundër pesë personave që e kemi shpallur dje dhe tashmë mund të njoftoj se është hartuar në më shumë se 100 faqe me prova dhe i është dorëzuar Prokurorisë Publike. Në atë përfshihen pesë persona, nga të cilët një për rrëmbim dhe vrasje, tre për rrëmbim dhe bashkë-ekzekutim dhe një për ndihmë. Nga ky moment çështja është në kompetencë të Prokurorisë Publike”, theksoi Spasovski.

Duke përjashtuar Palevskin, i cili sonte është ndaluar në Türkiye, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sonte u dërguan katër të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës, ku gjyqtari në procedurën paraprake do të duhet të vendosë rreth propozimit të Prokurorisë Publike për vazhdimin e masës së arrestit.

Katër persona janë të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ndërsa babai i 14-vjeçares, Aleksandar Gjorçevski, dyshohet se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për largimin e saj nga shtëpia.

Tre të dyshuarit e tjerë janë Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët janë pjesë e partisë “Desna” të të dyshuarit të parë, Lupço Palesvski – Pallço, për të cilin ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.

Vanja e mitur u gjet e pajetë më 3 dhjetor në afërsi të Shkupit, ndërsa e zhdukur ishte shpallur më 27 nëntor pas denoncimit nga nëna e saj.

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy