Agjencia Zhurnal.mk.

I dashuri i Sharon Stone thuhet se është 38 vite më i ri se ajo

Sharon Stone thuhet se ka gjetur një të dashur të ri, për të cilin raportohet se kanë një diferencë të madhe në moshë.

 

Ikona 63 vjeçare dhe reperi RMR, 25 vjeç, thuhet se janë në një lidhje dashurie prej disa muajsh.

Ata madje janë parë në një sërë takimesh në Los Angeles, duke përfshirë edhe disa vende të veçanta si Delilah dhe The Highlight Room, sipas Page Six.

Sharon dhe RMR – i cili ka mbrojtur identitetin me një maskë – u fotografuan ditë më parë në The Highlight Room, me imazhin e tyre që qarkulloi në medie të mërkurën.

Në fotografinë, Stone u bashkua me RMR dhe e mbështeti kokën te e tija, teksa ai kishte një krah të mbështjellë rreth shpatullave të saj.

Disa burime theksuan se RMR ka shumë ‘respekt’ për Sharone dhe mendon se ajo është ‘cool’.

Të dy kanë flirtuar edhe në rrjetet sociale pasi shpesh pëlqejnë postimet e njëri-tjetrit.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i “Casino” lidhet me një burrë më të ri. Në vitin 2012, ajo u takua me modelin argjentinas Martin Mica, i cili në atë kohë ishte 27 vjeç.

Ajo thuhet se i ndërpreu gjërat pas një romance tetë-mujore sepse nuk kishin asgjë të përbashkët dhe donte të përqendrohej në rritjen e fëmijëve të saj.

Artistja – e cila ka tre djem, Roan, 21 vjeç, Laird, 16 dhe Quinn, 15 vjeç – ishte martuar më parë me gazetarin dhe redaktorin Phil Bronstein. Ai paraqiti kërkesë për divorc në 2003, duke përmendur ‘ndryshime të papajtueshme’. 

Related posts

Leonora Jakupi plot shkëlqim, shfaqet e veçantë dhe me shumë stil nga pushimet

D V

Fifi kërkon falje për herë të dytë për nënçmimin ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP

D V

Me veshje kombëtare dhe plis në kokë, Rita Ora bëri urimin e veçantë për festën e 28 nëntorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More