Agjencia Zhurnal.mk.

I dashuri i Adriana Matoshit tregon gjendjen shëndetësore të aktores, poston foton parë me të pas operimit

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, i është nënshtruar për herë të dytë një operacioni pas rikthimit të tumorit në tru.

 

Matoshi ditë më parë njoftoi se i ishte rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh, e të cilin e mposhti për herë të dytë radhazi.

Ajo e përfundoi me sukses operacionin që u krye në Prishtinë, lajm ky i konfirmuar nga miqtë e afërt të aktores.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ndërsa, sot ( e premte) i dashuri i saj, futbollisti Keith Groeneveld, postoi fotografinë ku shihet pranë aktores.

Adriana shihet në spital, teksa gjendja e saj shëndetësore duket stabile, ndërsa partneri i saj i qëndron afër.

Foto: Keith Groeneveld/InstaStory

Kujtojmë se në përkrahje të aktores dhe deputetes së Vetëvendosjes, në Prishtinë u organizua një marsh në mbështetje të saj, një ditë para hyrjes në operim.

Related posts

Live vs Instagram: Trupi i Kidës krejt ndryshe në të dyja rastet

D V

Eni Koçi reagon për protestën kundër Vuçiqit në Tiranë: Jam e lumtur që sot e gjithë Shqipëria i thotë jo këtij projekti

D V

Enca ndan me fansat një fotografi të rrallë nga fëmijëria: Kam qenë gjithmonë më e ëmbla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More