Agjencia Zhurnal.mk.

I burgosuri politik egjiptio-britanik Ala Abdel Fatah i ka dhënë fund grevës së urisë

I burgosuri politik egjiptiano-britanik, Ala Abdel Fatah, i ka dhënë fund grevës së urisë, duke e bërë të ditur këtë vendim përmes një letre që ia ka dërguar sot familjes së tij, të cilën shpreson ta shohë të enjten, pasi një muaji nuk mundën ta vizitonin.

 

Motra e blogerit pro-demokratik, simbolit të Pranverës Arabe dhe kundërshtare e regjimit të Abdel Fatah al-Sisi, Mona Seif ka publikuar sot në internet letrën e shkurtër që i është dorëzuar nënës së tyre.

Në një letër të datës 14 nëntor, Ala Abdel Fatah, i cili më 18 nëntor, të enjten, do të festojë ditëlindjen e tij të 41-të, shkruante: “Kam ndërprerë grevën e urisë dhe dua të festoj ditëlindjen me ju të enjten, sillni një tortë”.

Ai në letër nuk ka treguar pse ka filluar të hajë, por ka shkruar vetëm: “Do të takohemi në dhomën e mysafirëve dhe do t’ju ​​tregoj gjithçka”.

“Nuk do të qetësohem derisa nëna dhe motra ime ta shohin Alan me sytë e tyre të enjten”, ka shkruar Mona Seif në Tuiter.

Pas shpalljes së ndërprerjes së grevës, avokati i të burgosurit Tarek El-Avadi, një anëtar i komisionit presidencial të faljes në Egjipt, tha se “shpreson që shteti të miratojë shpejt masa për të falur Abdel Fatah dhe disa të dënuar të tjerë”.

Related posts

Media gjermane: Perëndimi po kopjon “modelin e Kinës”

Z.H

Policia gjermane heton kërcënimet me vdekje ndaj kryetarit të Saksonisë

D V

Njihuni me mjekët dhe infermieret ukrainase, që po ndihmojnë civilët e plagosur nga bombat dhe plumbat e ushtrisë ruse

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More