Agjencia Zhurnal.mk.

I bën logon me ngjyrë të kuqe, Drita i kundërpërgjigjet Antwerpit

Drita i është kundërpërgjigjur Royal Antwerpit, kundërshtarit të radhës në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës pasi këta të fundit ngjyrosën me të kuqe logon e Dritës në njoftimin e ndeshjes.

Royal Antwerp me të mësuar se Drita është kundërshtar i radhës për ta, publikuan një fotografi për të njoftuar se Drita është rival i radhës, por që logon origjinale me ngjyrat bardhë e kaltër ata i zëvendësuan me të kuqen, veprim i cili nuk u prit mirë nga tifozët e gjilanasve.

Në të njëjtën mënyrë është kundërpërgjigjur Drita në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Klubi nga Anamorava në njoftimin e lëshuar së fundmi ka publikuar fotografi ku shihet logo e klubit belg me ngjyrë të kaltër, ndonëse zyrtarisht identifikohen me ngjyrat kuqebardh.

Drita dhe skuadra belge, Antwerp do të ndeshen më 21 korrik dhe pastaj ndeshja e kthimit pas një jave. Ndeshja e parë do të luhet në Belgjikë, kurse ajo e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy