Agjencia Zhurnal.mk.

Hyrja e ASH në Qeveri, Mexhiti: Koalicion i interesave, por jo i integrimeve

Shkup, 22 nëntor – Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti si duket është kundër hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në koalicionin aktual qeveritar. Sipas tij, Qeveria aktuale është stabile dhe se nuk ka nevojë për zgjerim dhe nuk do të kontribuonte edhe në sigurimin e shumicës për ndryshimet kushtetuese.

 

Ai në një deklaratë për TV21 hyrjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri e cilëson si koalicion të interesave, por jo edhe të interesave.

“Sa i përket hyrjes , mendoj se fjalën kryesore duhet ta thonë ata. Pse kanë nevojë në këtë situatë pra të kyçen në Qeveri, ndërsa prej dimensionit tonë mendoj që është një Qeveri stabile e cila në fillim ka pasur 62, tash ka 64 deputetë, duke pasur parasysh që deputetët shqiptar pa marrë parasysh nëse janë në pozitë apo opozitë sa i përket çështjeve strategjike, integrimeve, nuk kanë dallime kur votojnë për çështje strategjike për perspektivat e qytetarëve në Maqedoni, po ashtu numri nuk i afrohet 81 për ndryshime kushtetuese, kështu që nuk duket iniciativë e shëndoshë që do i ndihmonte proceset, më tepër shihet…nëse ndodhë, mund të jetë koalicion i interesave por jo i integrimeve, të presim ditëve në vijim, ta shohim vlerësimet që do të jenë, në bazë të asaj edhe ne do të japim opinionin tonë”, deklaroi Mexhiti.

Related posts

Panel diskutim “Multikulturalizmi, diskriminimi dhe toleranca te të rinjtë”

Z.H

FRI uron muajin e Ramazanit

Xh M

Lëvizja Besa: Mbështesim vazhdimin e grevës në arsim

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More