Agjencia Zhurnal.mk.

Hungaria miraton ligjin që ndalon përmbajtjen LGBT për të miturit

Parlamenti i Hungarisë miratoi ligjin që ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

Kritikët e cilësuan masën si sulm mbi të drejtat e komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT).

Legjislacioni u mbështet nga 157 ligjvënës, nga 199 sa ka Parlamenti hungarez në total.

Ligjvënësit e opozitës e bojkotuan votimin, me përjashtim të atyre nga partia e krahut të djathtë Jobbik, e cila e mbështeti masën.

Një ditë më herët, mijëra protestues u mblodhën në Budapest për ta kundërshtuar atë.

Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet tjera, që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Ligji zbatohet edhe për reklamat, në të cilat homoseksualiteti ose personat transseksualë paraqiten si normalë.

Nuk është ende e qartë se çfarë dënimesh mund të shqiptohen për ata që ndëshkohen për shkelje të ligjit të ri.

Qeveria e kryeministrit Viktor Orban tha se legjislacioni është i nevojshëm për të mbrojtur “të drejtën e fëmijëve për identitetin e tyre gjinor, të siguruar gjatë lindjes”.

Shoqatat e komunitetit LGBT dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut thanë se ligji “do t’i shkelë të drejtat e të rinjve homoseksualë dhe transseksualë”.

Kushtetuta e Hungarisë thotë se martesa është për çiftet heteroseksuale.

Related posts

SHBA po heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist! The Guardian: Serbia mund të ndëshkohet

Xh M

Gati 1.000 persona vdesin nga ethet tropikale në Bangladesh

Xh M

Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!