Agjencia Zhurnal.mk.

Humbi zgjedhjet rajonale, Le Pen rizgjidhet sërish në krye të Rally Nacional

Marine Le Pen u rizgjodh sërish si kryetare e të djathtës ekstreme Rally Nacional të Francës ditën e djeshme. France24 shkruan se gjatë kongresit të partisë ditën e djeshme, Le Pen kërkoi mbështetje për zgjedhjet presidenciale në vitin 2022 në Francë.

 

Gjatë zgjedhjeve rajonale, që u mbajtën muajin e kaluar në Francë, ajo nuk arriti që të fitonte asnjë nga 13 rajonet në Francën kontinentale. Analistët dhe kritikët vunë në pikëpyetje strategjinë e Le Pen, për të ngritur partinë e saj dhe ta pozicionojë atë si forcë të pamposhtur të djathtë. Ndërkohë që për zgjedhjet presidenciale, sondazhet tregojnë një duel të fuqishëm mes Le Pen dhe Presidentit Emmanuel Macron. Kjo gjë ka ardhur për shkak të një ‘dobësimi’ të Presidentit Macron.

Related posts

Talebanët kërkesë Uashingtonit për prani diplomatike në Kabul

Redaksia

Mbretëresha Elisabeth pret presidentin Biden për çaj

Redaksia

90 gra padisin agjentë të FBI-së për shkak të hetimi për Nasarin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More