Agjencia Zhurnal.mk.

Humb zgjedhjet, jep dorëheqjen kryeministrja e Suedisë

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson pranoi humbjen dhe njoftoi se do të japë dorëheqjen pasi opozita dukej e gatshme të shënonte një fitore në një nga zgjedhjet më të afërta ndonjëherë në vendin më të madh nordik.

 

Andersson, e cila u bë kryeministrja e parë grua e vendit vitin e kaluar, u tha gazetarëve në Stokholm se do të dorëzojë dorëheqjen nesër në mëngjes.

Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare me vota të numëruara nga më shumë se 99% e qendrave të votimit, koalicioni i djathtë/ekstrem i djathtë i udhëhequr nga konservatori Ulf Kristerson merr 176 vende, krahasuar me 173 për koalicionin e majtë të udhëhequr nga Anderson.

Kështu Magdalena Anderson pranoi humbjen e së majtës dhe fitoren e koalicionit të së djathtës dhe të djathtës ekstreme në zgjedhjet parlamentare, pasi numërimi i votave pothuajse përfundoi.

Magdalena Anderson është liderja që mori vendimin për të aplikuar futjen në NATO të Suedisë.

Related posts

OBSH: Deri më 1 dhjetor në Evropë mund të ketë 236 mijë vdekje të reja na Kovid-19

N E

Dhunë dhe përleshje në kryeqytetin e Libisë ndërsa kryeministri i emëruar nga parlamenti u përpoq të merrte pushtetin

D V

Televizionet janë para zhdukjes

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More