Agjencia Zhurnal.mk.

Humb jetën gruaja shtatzënë në Gjinekologjinë e Çairit, shpëtohet foshnja

Shkup, 20 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se 23 vjeçarja nga Shkup e cila ka qenë në muajin e tetë, gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën në Klinikën akusherike “Nëna Tereza” në Çair të Shkupit.

 

Ata shtojnë se gruaja është sjellur në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërsa foshnja e saj është shpëtuar.

“Më 19.07.2021 në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 07:00 në Gjinekologjinë në Çair, me gjendje të përkeqësuar shëndetësore është sjellur N.M (23) nga Shkupi, shtatzënë në muajin e tetë. Sipas denoncimit, ajo menjëherë pas arritjes në spital ka humbur jetën dhe është kryer lindja nga ku gjallë ka lindur një foshnjë e gjinisë femërore”, thonë nga policia.

Nga policia shtojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Related posts

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Redaksia

Ahmeti: Nuk pres që Besa të dalë nga qeveria, deklarata e Arianit Hoxhës, deklaratë emocionale

I Z

Fillon asfaltimi i rrugës së Bojanës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More