Agjencia Zhurnal.mk.

Human Rights Watch: Sulmet izraelite ndaj gazetarëve në Liban “me sa duket ishin të qëllimshme”

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW) tha se sulmet vdekjeprurëse të Izraelit ndaj gazetarëve në Liban “me sa duket ishin sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe si rrjedhojë, një krim lufte”, transmeton Anadolu.

“Dy sulme izraelite ndaj një grupi gazetarësh libanezë, amerikanë dhe irakianë në Libanin jugor më 13 tetor 2023, ishin me sa duket sulme të qëllimshme ndaj civilëve, gjë që është një krim lufte”, tha organizata.

HRW theksoi se “provat tregojnë se ushtria izraelite e dinte ose duhej ta dinte se grupi i njerëzve mbi të cilët po qëllonin ishin civilë”.

Organizata u bëri thirrje aleatëve të Izraelit, përkatësisht SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Gjermanisë, që të pezullojnë mbështetjen e tyre ushtarake për Tel Avivin.

Më 13 tetor, nga sulmet izraelite në Libanin jugor mbeti i vrarë Isam Abdullah, një gazetar i Reuters, si dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Related posts

Takimi Gjelaj- Dedivanaj: Diaspora shqiptare një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit të komunës së Tuzit

Xh M

Vallet ujgure “Samavari i gjyshit” dhe “Fryma e Dragoit dhe e Kalit”

Xh M

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidentja e Komisionit Evropian viziton Kievin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy