Agjencia Zhurnal.mk.

Hulumtim: Sa kanë ndikim Bashkësitë Fetare mbi vaksinimin e popullsisë?

Shkup, 6 dhjetor – Qëndrimi i bashkësive fetare ndaj procesit të vaksinimit ka ndikim te një pjesë e besimtarëve rreth perceptimit të tyre ndaj vaksinave, si dhe ndaj vendimit nëse të vaksinohen ose jo.

 

Këto janë pjesë e konkluzave të përgjithshme të hulumtimit të fundit të mendimit publik “Bashkësitë fetare dhe kovid kriza- raporti i religjionit ndaj pandemisë kovid”, të cilin e kanë realizuar internet portali “Religija.mk”, “Instituti për hulumtime politike Shkup- IHP dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”- KAS. Hulumtimi ka qenë krahasues me këtë temë pothuajse një vit e gjysmë pas një hulumtimi të këtillë të bërë në fillim të pandemisë.

Në pyetjen “Nëse jeni të vaksinuar?”, rreth 59 për qind e të anketuarve janë përgjigjur në mënyrë pozitive.

Përqindja e të vaksinuarve te ortodoksët është 68 për qind, ndërsa te myslimanët është relativisht më e ulët, pra 36 për qind, tregon hulumtimi.

Nga ata 40 për qind e të anketuarve të cilët kanë deklaruar se nuk janë vaksinuar, si arsye kanë përmendur: “se nuk besojnë në vaksinën” – 18 për qind, pastaj 20 për qind nuk janë vaksinuar “për shkaqe shëndetësore”, 17 për qind sepse “e kanë kaluar koronavirusin”, dhjetë për qind “nuk i besojnë sistemit të kujdesit shëndetësor”, nëntë për qind konsiderojnë se “vaksinat janë të dëmshme dhe të rrezikshme” dhe 14 për qind kanë përmendur ndonjë arsye tjetër.

Te gjashtë nga dhjetë besimtarë, pandemia e Kovid-19 ka pasur ndikim për të reduktuar vizitat e tyre në objektet fetare gjatë dy viteve të fundit. Pothuajse e njëjta përqindje e qytetarëve besojnë se mund të infektohen nga virusi nëse janë pjesë e një kremtimi masiv të një feste fetare. Mu për këtë tetë nga dhjetë besimtarë gjatë vizitës së tempujve gjatë kohës së festave fetare përdorin maska, tregon anketa.

Sipas IHP-së, sipas analizës së rezultateve të pyetjes “Nëse dikush në bashkësinë tuaj fetare ka pasur ndikim në vendimin tuaj të vaksinoheni ose jo?”, 12 për qind e të anketuarve, madje janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 75 për qind janë shprehur se bashkësia fetare nuk ka pasur ndikim në vendimin e tyre.

Related posts

Lehona 26-vjeçare ndërron jetë në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair

Redaksia

Ziberi: Mungon bashkëpunimi me shumicën e institucioneve për mbrojtjen efektive të të drejtave të qytetarëve

Z H

Mos rrezikoni të udhëtoni me pasaportë që i ka skaduar afati !

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More