Agjencia Zhurnal.mk.

Hulumtim: Dispozitat për planet urbanistike duhet të saktësohen në mënyrë shtesë

Shkup, 10 dhjetor – Sinkronizimi i pamjaftueshëm i normave juridike mundëson shfaqjen e zbrazëtirave juridike, të cilat nga ana e tyre u mundësojnë organeve kompetente të rrisin kompetencat e tyre diskrecionale. Është e nevojshme të saktësohen në mënyrë shtesë dispozitat që kanë të bëjnë me procedurat për përgatitjen dhe miratimin e planeve urbanistike, por edhe të përforcohet transparenca dhe kontrolli publik mbi punën e organeve dhe institucioneve përgjegjëse për këtë fushë.

 

Këto ishin disa nga konkluzionet e ngjarjes së sotme finale të projektit “Vlerësimi i cenueshmërisë ndaj korrupsionit në institucionet dhe autoritetet shtetërore për planifikim hapësinor, urbanistik dhe ndërtimtarisë”, ku u prezantuan të gjeturat e hulumtimit të zbatuar. Ngjarja organizohet nga “Transperensi Internashënëll”- Maqedoni dhe mbështetet nga Projekti i USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.

Qëllimi i analizës është të përcaktojë cenueshmërinë në institucione dhe procedura që çojnë në rritjen e korrupsionit në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistikës së ndërtimit.

Ky hulumtim po zbatohet me qëllim për të shikuar rreziqet eventuale nga korrupsioni në sferën e ndërtimtarisë dhe të theksohet rëndësia e zvogëlimit të vazhdueshëm të këtyre rreziqeve, përmes përforcimit të mekanizmit të kontrollit nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe organeve shtetërore.

Ekspertja Sirma Gjorgjieva Antonijeviq theksoi se Ligji për planifikim urbanistik nuk ndodhet para publikut. Kjo, siç tha, është një nga faktorët e rrezikut ku opinioni është i përjashtuar, dhe konsideron se kjo duhet të pësoj ndryshime.

Ajo sqaroi se për shkak të këtyre mungesave, ekziston mundësi për aplikim të ndryshëm dhe interpretim të ndryshim të dispozitave.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot konstatoj se planifikimi hapësinor, shfrytëzimi i tokës shtetërore duhet të bazohet në parimet e humanizmit, në mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësore, si dhe qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe ekologjike të hapësirës.

“Në qoftë se më pyesni sot nëse është përmirësuar planifikimi urbanistik dhe të gjitha këto procedura para pesë vitesh, por edhe më shumë, do të them me siguri – Po. Sot kemi sistem më të mirë që do të jap rezultatin e tij në periudhën e ardhshme”, tha ministri Boçvarski.

Related posts

Janë regjistruar 417 raste të reja me Kovid-19, 329 janë shëruar dhe nëntë kanë vdekur

D V

Selami u bën thirrje qytetarëve: Hapni derën dhe regjistrohuni!

D V

Carovska apel mësimdhënësve: Vaksinohuni për të mirën e nxënësve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More