Agjencia Zhurnal.mk.

Hulumtim “Ballkan barometri 2021” / Bie besimi i qytetarëve për Bashkimin Europian

Shkup, 20 korrik – Sipas hulumtimit të fundit “Ballkan barometri 2021” nga Këshilli rajonal i bashkëpunimit, i bashkë- themeluar nga BE, mbështetja për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ka pësuar rënie në 53%.

 

Përqindja në të kaluarën ka qenë konstante mbi 70%. Në nivel të Ballkanit Perëndimorë, 63% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin në BE ndërsa 8% janë kundër. Qëndrim neutral kanë 27%.

Nga të anketuarit në Maqedoni, sipas “sdk.mk”, 21% besojnë që vendi do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2025, 31% deri në vitin 2030 kurse përqindja e njëjtë vlerëson që vendi asnjëherë nuk do të pranohet.

Maqedonia në prill të vitit 2018 mori rekomandim për nisjen e bisedimeve aderuese, por të njëjtat fillimisht i bllokoi Franca dhe së fundmi edhe Bullgaria.

Related posts

Maksim Dimitrievski po blen vota, akuzuan nga LSDM-ja e Kumanovës

D V

LDK fitoi Prishtinën, nis festa në kryeqytet (VIDEO)

D V

Komisioni Evropian vlerëson zbatimin e regjistrimit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More