Agjencia Zhurnal.mk.

Huazim prej 530 milionë euro nga FMN në seancë të Kuvendit

Shkup, 14 nëntor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta vazhdojë seancën e 92-të. Në rendin e propozuar të ditës janë dy pika.

 

Deputetët duhet ta shqyrtojnë Propozim ligjin për huazimin e Republikës së Maqedonisë tek Fondi monetar ndërkombëtar me Linje kreditore për kujdes dhe likuiditet dhe Propozim ligji për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut tek Banka ndërkombëtare për përtëritje dhe zhvillim – Banka botërore sipas Marrëveshjes për financim të Projektit për ndërtimin e institucioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse për menaxhimin me financat publike, të dy me procedurë të shkurtuar.

Me linjën kreditore për kujdes dhe likuiditet nga FMN-ja për përkrahje të Buxhetit shtetëror duhet të sigurohen 530 milionë euro. Qëllimi i linjës kreditore është të sigurohet mbrojtje efektive nga kriza për ato vende anëtare të FMN-së, të cilat kanë baza të shëndosha financiare, respektivisht politika.

Për Projektin për ndërtimin e institcioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse me financat publike, megjithatë janë planifikuar 24,9 milionë euro, prej të cilave hua nga Banka botërore me vlerë prej 20 milionë euro dhe 4,9 milionë euro grant nga BE, që do të administrohet përmes BB. Projekti do të implementohet përmes Njësisë për menaxhimin me projektin, e cila do të formohet në Ministrinë e Financave

Related posts

Besimi – Eskobar: Përforcimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve aleate të NATO-s

Z.H

Hapet kabinet për nxënës të talentuar në “Vila Biljana” në Ohër

Xh M

Autobusët privat protestojnë, Qyteti i Shkupit nuk ua ka paguar borxhet

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More