Agjencia Zhurnal.mk.

Vizitat e diplomatëve të huaj, Arsovski: Tregojnë interes, duhen vlerësuar

Shkup, 30 tetor – Vizitat e zyrtarëve të BE- së dhe vendosja e RMV-së në diskutimet e qarqeve diplomatike janë për t’u përshëndetur dhe vlerësuar, thotë analisti politik Petar Arsovski, duke e ndërlidhur edhe vizitën e fundit te shefes së ekzekutivit të BE-së, Von Der Leyen.

 

Ai thotë se partitë politike duhet t’i dëgjojnë thirrjet e tyre për të shtuar intensitetin me ndryshimet kushtetuese.

Potencon se ky kusht që e pranoi Maqedonia e Veriut për të vazhduar procesin integrues, nuk është problem edhe aq i madh, sepse gjatë rrugëtimit evropian, vendet anëtare përfshi edhe Bullgarinë kanë të drejtë dhe mund t’a bllokojnë procesin me kushte në çfarëdo faze.

“Sidoqoftë duhet partitë përmes një ndonjë elementi bashkues rreth së ardhmes evropiane të gjejnë ndonjë gjuhë të përbashkët, sepse këto nuk janë problemet më të mëdhaja të RMV-së në rrugën e saj integruese. Secili shtet individual, jo vetëm Bullgaria, mund ta bllokojë progresin nga parametra të tjerë, jo vetëm nga çështjet historike siç është me Bullgarinë” – tha analisti politik, Petar Arsovski.

Kushtëzimet e VMRO-DPMNE-së & ndryshimet kushtetuese, Arsovski: S’ka garanci të tilla prej BE-së

Arsovski komenton edhe kushtet e VMRO-DPMNE-së në këmbim të gatishmërisë për të përkrahur ndryshimet kushtetuese.

Sqaron se garancat që i kërkon opozita maqedonase nuk mundet t’i sigurojnë institucionet e Bashkimit Evropian, për shkak të mënyrës së vendimmarrjes në këtë organizatë supranacionale.

“Paralajmërimi i VMRO-DPMNE-së për ndryshimin e qëndrimit të tyre se tani ekzistojnë kushte mbi të cilat ata mund të mendojnë në përkrahjen e ndryshimeve kushtetuese, është ndryshim i mirëseardhur. Por garanca të atilla që këkron VMRO-DPMNE, Bashkimi Evropian nuk mund t’i jep” – u shpreh Arsovski.

Zyrtarët ndërkombëtarë dhe diplomatët e huaj përkujtojnë vazhdimisht Shkupin zyrtar se përgjegjësia për vazhdimin e mëtutjeshëm të vendit në BE, bie mbi të gjithë faktorët politk dhe se duhet shfrytëzuar ky moment historik për prosperimin e vendit. (TVM2)

Related posts

Gashi: I expect a resolution for the Albanian language as well, the term “20%” is humiliating

Z.H

Qytetarët e Maqedonisë ankohen se çmimet nuk janë sipas standardit

D V

Është parandaluar garë ilegale në autostradën Saraj – Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More