Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxhiq: PAD do të jetë në koalicion me LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme

Shkup, 31 gusht – Partia e Aksionit Demokratik të Maqedonisë (PAD) sot njoftoi se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë në koalicion me LSDM-në. Sipas saj, partneriteti i ri politik përfaqëson rritjen e koalicionit i cili, siç theksuan, sjell politika progresive të mira për të gjithë qytetarët.

 

“Para nesh janë zgjedhjet lokale, ndërsa PAD si partia autentike boshnjake do ta mbështesë ofertën më të mirë për të gjithë qytetarët. Veçanërisht do të përfshihemi me mbështetje në ato vende ku jetojnë boshnjakët. Në bazë të punës së bërë gjatë katër viteve të kaluara për bashkësinë boshnjake, udhëheqësia e PAD nuk ka dilemë se duhet të jetë në koalicion me LSDM-në dhe politikën e kryeministrit Zoran Zaev”, theksoi Xhelal Hoxhiq, kryetari i ri i partisë.

Si argumente të cilat shkojnë në favor të vendimit për koalicionim me LSDM-në, Hoxhiq mes tjerash i theksoi futjen e mësimit të rregullt në gjuhën boshnjake në procesin arsimor, udhëtimin me letërnjoftime në BeH, njohjen e ndërsjellë të patent shoferëve …

“Këto argumente janë të fuqishme dhe mund lirshëm të them se në zgjedhjet lokale do të paraqitemi me LSDM-në, me ndërgjegje të pastër se kjo është më e mira për bashkësinë boshnjake. Mund të them edhe se pas zgjedhjeve lokale, me kryeministrin Zaev do të bisedojmë për pjesëmarrje edhe në koalicionin dhe në nivel shtetëror, me qellim që të vazhdojë ky trend pozitiv për bashkësinë boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Hoxhiq në konferencën e sotme për media. 

Related posts

Analizë/ Maqedonia e Veriut, shteti që po bllokon lidhjet rrugore ndër-shqiptare

N E

Finance Think: Vaksinimi i ka zvogëluar shpenzimet për hospitalizim për 2,8 milion euro

D V

Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Ohri me më shumë raste aktive me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More