Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha zgjidhet shef i Shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA

Shkup, 22 korrik – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha në Fejsbuk publikoi se sot është zgjedhur për shef të Shtabit qendror të partisë për zgjedhjet lokale.

 

“Sot u mbajt mbledhja e rregullt e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, ku u diskutuan disa pika të rëndësishme në prag të zgjedhjeve lokale”, thekson Hoxha në postimin në Fejsbuk.

Ai potencon se kryesia qendrore e partisë me mbështetje unanime, i ka propozuar Kuvendit Qendror që ta zgjedhë shef Shtabi për zgjedhjet lokale të vitit 2021.

“Ndjehem i privilegjuar që do t’i prijë edhe një procesi të rëndësishëm për partinë dhe për gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA”, shton Hoxha.

Nga Lëvizja BESA informojnë se Kryesia qendrore e partisë konstaton se me konsolidimin e tërësishëm të strukturave partiake, janë gati për t’u futur fuqishëm në zgjedhjet e tetorit.

Related posts

Kryeparlamentari i Turqisë mesazh urimi me rasti e 30 vjetorit të pavarsisë së Maqedonisë së Veriut

N E

Menduh Thaçi: Jam shumë mirë i informuar, Qeveria sot nuk bie!

Z H

Kurti për Ballkanin e Hapur: Do të mbështesim nisma në të cilat nga fillimi është e përfshirë BE-ja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More