Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha viziton Dibrën: Do të rikonstruojmë stacionin e pompave për ujitjen e tokave

Dibër, 3 korrik – Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka qëndruar në komunën e Dibrës. Lidhur me këtë vizitë ai ka informuar për agjendën e tij.

“Sot, vizitova qytetin e Dibrës, një qytet me shumë pasuri natyrore dhe potencial për zhvillim të bujqësisë. Me banorët e Dibrës, vizituam Stacionin e Pompave për Vaditje, që është ndërtuar në vitet e 70-ta. Për momentin, është jashtë funksionit, sepse gjatë qeverisjeve të kaluara ajo u shkatërrua tërësisht. Ky Stacion ka shërbyer për ujitjen e mijëra hektarëve tokë bujqësore në Dibër. Ne si MBPEU përsëri do ta rikthejmë në funksion të banorëve. Për rikonstruimin e këtij Stacioni janë paraparë mjetet rreth 1.1 milion euro.

Jemi të obliguar të krijojmë kushte sa më të mira për bujqësinë në vendin tonë.”, ka shkruar ministri Hoxha.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy