Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha: Top 100 kompanitë me qarkullim 920 milionë euro, nuk iu nënshtruan pandemisë

Shup, 9 dhjetor – Oda Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ka realizuar ngjarjen tradicionale ku zgjedhen Top 100 kompanitë më të mira të vendit.

 

Fjalimin hyrës dhe falënderues ndaj të gjithë atyre që ndihmuan që OEMVP të jetë kjo që është sot, një lidhje e suksesit të kompanive vendore, e ka mbajtur kryetari Nebi Hoxha.

Hoxha, në fjalimin e tij ka kujtuar se edhe edicioni i 11-të i Top 100 kompanive më të suksesshme po mbahet në kohë të pandemisë së Kovid-19 dhe shprehu ngushëllime për familjarët e 45 viktimave që humbën jetën tragjikisht në autostradën Struma në Bullgari teksa ktheheshin nga Turqia.

U ndal te viti 2020, vit ky i cilësuar si viti më i vështirë për ekonominë e vendit dhe botës për shkak të pandemisë së Kovid-19.

Hoxha tha se shfrat dëshmojnë se top 100 kompanitë e vendit nuk iu nënshtruan pandemisë duke shënuar rritje të qarkullimit vjetor dhe të punësimeve të reja.

“Top 100 anëtarët tanë në vitin 2020 regjistruan rritje në qarkullim vjetor duke arritur shifrën prej mbi 920 milionë euro. Përskaj periudhës së vështirë të pandemisë, ato arritën të realizojnë rritje te fitimi neto ku arritën shifrën prej 73 milionë euro dhe të punësojnë 9.200 persona. Pra, te të tre kategoritë kanë shënuar rritje të konsiderueshme ndërsa vlera e investimeve prej 74 milionë eurove është një tregues brilant se këto kompanitë nuk i janë nënshtruar pandemisë dhe kanë treguar rezultate pozitive edhe atëherë kur e gjithë ekonomia e vendit shkoi në recesion”, tha Hoxha mes të tjerash.

Ka premtuar se OEMVP do t’u qëndrojë afër qytetarëve, afaristëve që të zhvillojë ekonominë e vendit dhe të ngritë standardit qytetar

Related posts

Shënohet Dita botërore e foshnjave të lindura para kohe

Z H

Karakaçanovit nuk i pëlqen humbja në zgjedhje, pret rezultatet zyrtare

Z H

Filloi trajnimi për regjistruesit rajonal në Komunën e Kërçovës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More