Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha takon ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në RMV, Khaled Ibrahim Emara

Shkup, 22 tetor – Sot realizova takim me ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Khaled Ibrahim Emara.

 

Në një atmosferë shumë konstruktive dhe miqësore, u ngritën çështjet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e tregtisë së produkteve bujqësore. Në takim u ra dakord që të intensifikohen negociatat e ekipeve të ekspertëve të formuar në kuadër të Protokollit për bashkëpunim në fushën e bujqësisë mes dy vendeve, me qëllim të gjetjes sa më të shpejtë të zgjidhjeve për lehtësimet tatimore, të cilat do të rrisin praninë e produkteve bujqësore në tregjet e të dy vendet.

Ambasadori Emara përcolli interesimin e sektorit të biznesit egjiptian për investime në Maqedoninë e Veriut në sektorin agroushqimor, veçanërisht në fushën e prodhimit organik, si dhe në industrinë e drurit.

Vendi ynë është i interesuar për investime të huaja dhe ofron kushte të favorshme për investime në sektorin e bujqësisë. Tregu egjiptian është shumë i rëndësishëm për vendin tonë, sepse përfaqëson potencial të madh për tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe një mundësi për t’u hapur në tregjet e Lindjes së Mesme.

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha

Related posts

Shpërngulja e të rinjve problemi më i madh në vend, porisiti Sela në Kërçovë

D V

Teuta Arifi: Të jetë dita e sotme festë e demokracisë dhe vullnetit të lirë të qytetatëve!

D V

Anketë e Agjencisë “Rejting”: 52,5 përqind e qytetarëve të Shkupit pajtohen që gjendja në qytet është përmirësuar në 4 vitet e fundit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More