Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha: Rezoluta me vija të kuqe e VMRO-së nuk e ndihmon vendin të ec përpara

Shkup, 17 korrik – Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, njëherit dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha beson se Rezoluta për vijat e kuqe në negociatat me Bullgarinë, e paraqitur nga VMRO-DPMNE në Parlament, nuk e ndihmon vendin të hapë negociatat me Bashkimi Evropian.

 

Mendoj se mënyra se si vendosen këto vija të kuqe nuk e ndihmon vendin tonë në hapjen e procesit të negociatave, pra në hapin përpara drejt BE-së. Mendoj se çdo lloj vijash të kuqe rrezikojnë pozicionin negociues të vendit tonë, ka deklaruar Hoxha në një intervistë për “Kanal 5” .

Ai theksoi se pret që pas zgjedhjeve të mbajtura në Bullgari këtë fundjavë, së shpejti do të ketë një qeveri të re dhe se do të ketë një hap përpara në negociata me ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë.

Related posts

Janë regjistruar 468 raste të reja të Kovid-19, 11 të vdekur, 284 të shëruar

D V

Për herë të parë rajonet shqiptare në fokus të ministrisë të bujqësisë, ndahen kartela për naftë të gjelbër

Redaksia

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More