Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha për koalicionin ASH-VMRO: Dikur i kanë quajtur vrasës ndërsa sot vëllezër

Shkup, 2 shtator – Sekretari general i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në një dalje para mediave sot, në pyetje të gazetarëve u është përgjigjur edhe për koalicionin ASH-VMRO. Hoxha ka deklaruar se koalicionet ndërtohen në bazë të parimeve dhe principeve, ashtu siç ka funksionuar Lëvizja Besa dhe ne kemi vlerësuar se kjo është mënyra më e mire për të funskionuar.

Më tej ai ka thënë se nuk ka përplasje brenda qeverisë, por sipas Hoxhës opozita mundohet të mbulon koalicionin e saj me VMRO-në.

“Eshte dëshirë e partive opozitare për të mbuluar koalicionet e pa natyrshme që dikur i kanë quajtuar vrasës ndërsa sot i kanë vllezër në koalicion, ndërsa ne si parti në mënyrë komode vazhdojmë punën tonë në qeveri”, ka deklaruar Hoxha.

Në fund, Hoxha ka përsëritur qëndrimin se Besa do të del e vetme në zgjedhje dhe se koalicionet i vendos sovrani.

Related posts

Në “Tabanoc” pritet 1 orë, ndërsa në “Bogorodicë” 30 minuta

Xh M

Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, LSDM prezenton projektet në sport

Xh M

UNICEF dhe UNHCR: Fëmijët e pashoqëruar dhe të ndarë që ikin nga Ukraina duhet të mbrohen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More