Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha: Ne nuk jemi kundër që AAA të jetë në Qeveri edhe nëse e mbështet Arifin në Tetovë

Shkup, 20 tetor – Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në ClickPlus ka folur për kundërshtimin e partisë opozitare Alternativa për të mbështetur kandidatin e tyre për kryetar të Tetovës.

 

Megjithatë, Hoxha tha se AAA edhe nëse e mbështet kundërkandidatin e tyre nga radhët e BDI-së, sërish nuk janë kundër që AAA të jetë pjesë e Qeverisë.

“Nëse nuk e përkrahin Bilall Kasamin i bie që e përkrah Teuta Arifin dhe nëse Alternativa është në hamendje për t’iu bashkëngjitur shumicës parlamentare përmes BDI-së, ne nuk kemi as këtu asnjë problem”, tha Hoxha.

Se mund të ketë rritje të shumicës parlamentare, e tha në ClickPlus edhe Kreshnik Bekteshi nga BDI.

#Bekteshi: Do të pija kafe me #Taravarin, madje do ia lija edhe postin e ministrit pasi të humb në #Gostivar

Posted by TV21 on Wednesday, October 20, 2021

Related posts

BESA insiston në Grafën Etnike: S’ka kthim prapa!

Z H

Yuseini: Inspektorati shtetëror nuk “është në gjumë”, por nuk është kompetent për sigurinë e komunikacionit

D V

Nisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve lokale është një veprim jodemokratik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More