Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha: Në Ligjin për shitjen e tokës bujqësore do të përfshihen të gjitha vërejtjet e argumentuara

Shkup, 23 korrik – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha thotë se në versionin final të ligjit për shitjen e tokës shtetërore bujqësore do të përfshihen të gjitha vërejtjet e argumentuara të palëve të prekura, si dhe se procedura për përpunimin e tij do të jetë transparente dhe inkluzive. Prej debatit dje të mbajtur publik për këtë çështje thotë, ka dalë konkludimi se ligj të tillë duhet të ketë dhe se mbetet të risaktësohen hollësirat.

 

“Ashtu që, të gjithë që ishin të pranishëm në sallë, pajtohen se duhet të ketë ligj për shitjen e tokës bujqësore. Në asnjë rast, asnjë nga bujqit, as nga individët që kanë marrë pjesë, federata e fermerëve osë palët e tjera të involvuara, nuk ishin kundër që të miratohet ligj për shitjen e tokës bujqësore”, tha Hoxha, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve me përfaqësues të tetë rajoneve planore.

Tërë procesi edhe deri tani, tha ministri, është transparent dhe inkluziv, ndërsa i tillë do të jetë edhe kur ta lëshojmë në procedurë të mëtejshme procedurale ose procedurë të Kuvendit.

Hoxha, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me vonesën e pagesës së subvencioneve, tha se kjo është rezultat i miratimit të ribalancit të Buxhetit.

“Në vijim është procedurë në Kuvend për miratimin e ribalancit të Buxhetit. Do të thotë kjo duhet të mbyllet javën e ardhshme nëse nuk gaboj, pasi është kthyer në Kuvend teksti i miratuar i Buxhetit dhe besoj se menjëherë pas miratimit, kur buxheti do të bëhet aktiv, do të paguhen të gjitha subvencionet”, tha ministri.

Related posts

Mickovski: Informacionet për materialin nga i cili janë ndërtuar spitalet modulare, e tejkalojnë përgjegjësinë morale

D V

Filipçe: Prej nesër fillon vaksinimi me dozën e tretë kundër kovid-19 për personat mbi moshën 60 vjeçare

Redaksia

Identifikohet një tjetër viktimë e spitalit të Tetovës, kush është mjeku që u dogj i gjallë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More