Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Shkup, 28 korrik – Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, sot së bashku me kryetarin e Aerodromit, Marko Marin, kanë inspektuar kapacitetet e njësisë së re rajonale të MBPEU-së, e cila së shpejti do të hapet brenda ambienteve të bashkësisë lokale në Lisiçe të Poshtme, informon Zhurnal.

 

Nga Ministria thonë se kjo është arsyeja pse vazhdimisht po punohet në përmirësimin e kushteve të njësive rajonale, në mënyrë që të lehtësohet qasja në informacion dhe shërbime tjera për fermerët.

“Në Komunën e Aerodromit, deri më tani nuk ka pasur asnjëherë njësi rajonale të MBPEU-së, por në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës, tani është siguruar një hapësirë, në të cilën së shpejtë do të hapet për punë edhe njësia e re rajonale.

Me këtë hap, ne do t’u mundësojmë fermerëve që gravitojnë në këtë zonë, qasje më të lehtë në shërbimet tona”, shprehet ministri Hoxha.

https://www.facebook.com/h.arjanit/posts/3008556292716773

Related posts

Editorial/ Kandidatët të mos u ikin debateve televizive, qytetarët duan të dëgjojnë projekte konkrete

N E

Macron: Agjencia Franceze e Zhvillimit së shpejti do të fillojë punën në Maqedoni

D V

Mot i vranët dhe i ftohtë me shi dhe me erë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More