Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha: Kjo qeveri është e delegjitimuar, sa më shpejt vendi të shkojë në zgjedhje

Shkup, 9 Maj – Zëvendëskryetari i Besës, Arjanit Hoxha në Tv24, në emisionin “Analiza” ka folur rreth strategjisë së tyre si parti për rrëzimin e kësaj qeverie. Hoxha ka thënë se kjo qeveri është e delegjetimuar dhe se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne kemi strategji për të treguar se kjo qeveri është e delegjitimuar. Një muaj më parë deputeti Fadil Zendeli u shkarkua si antar komisioni në Kuvend në mënyrë antikushtetuese, duke ndërhyrë pushteti dhe askush nuk reagoi se në kuvend po ndodh një turp i demokracisë. Kjo qeveri duhet të shkojë, dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Hoxha.

Related posts

Avokati i popullit do ta hetojë rastin me nxënësen me sindromin Daun nga Gostivari

Z.H

Moti sot

Xh M

Fshati Veshallë dhe Bozovcë, drejt zbrazjes

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More