Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha: Bujqit gjithnjë e më shumë i njohin përfitimet e shoqërimit

Resnjë, 2 korrik  – Bujqit gjithnjë e më shumë i njohin përfitimet e shoqërimit, theksoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha  gjatë Ditës ndërkombëtare të kooperativave, e cila  shënohet nën moton “Së bashku për një rindërtim më të mirë”.

 

Prandaj, thekson, flet shifra prej 63 kooperativave, të regjistruara në Regjistrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në rrethinën e të mbjellave të mollëve në kooperativën e bujqësisë “Prespa Epëll”, në fshatin Asamati, Hoxha së bashku me kryetarin e Rrjetit të kooperativave bujqësore, Mende Ivanovski u porositi kooperativave të pranishme, përmes shembullit të tyre personal ta përhapin  lajmin për modelin e kooperativave e cila sjell shumë përfitime.

“Kjo ditë, le të jetë rast të përhapet lajmi për atë si modeli i kooperativave i kahëzuar drejt njeriut, i mbështetur nga vlerat e kooperativave të vetëndihmës dhe solidaritetit,  mund ta zvogëlojë pabarazinë dhe të krijojë prosperitet të përbashkët”, tha Hoxha.

Ministria, siç theksoi, punon në nxitjen e kooperativave.  Përmes masës “Shoqërimi ekonomik i ekonomisë  bujqësore për kryerje të përbashkët të veprimtarisë  bujqësore” nga Programi  për mbështetje financiare  të zhvillimit rural për vitin 2021,  janë parashikuar mjete financiare për mbështetje të investime për ndihmë të themelimit dhe funksionimit të kooperativave bujqësore, furnizim të mekanizmit bujqësor në vlerë deri në 90 për qind nga vlera e investimit dhe organizimit  të aktiviteteve informative dhe promovuese për prodhimet bujqësore.

“Bashkimi, gjegjësisht shoqërimi i prodhuesve bujqësor në organizata të prodhuesve, mundëson koncentrim të prodhimtarisë bujqësore, planifikim dhe adaptim të prodhimtarisë në pajtim me  kërkesën e tregut në lidhje me kualitetin dhe kuantitetin e sasisë së ofruar, zvogëlimi i shpenzimeve për prodhimtari, rritja e fuqisë negociuese të prodhimeve bujqësore gjatë lidhjes së marrëveshjeve me tregtarët me shumicë dhe pakicë, si dhe arritja e realizimit më të mirë të tregut”, tha Hoxha.

Në ngjarje ishin shpërndarë edhe mirënjohje për kontributin aktiv drejt zhvillimit të kooperativave të Maqedonisë.

Related posts

Mbërrin grupi i parë i refugjatëve afganë në Maqedoni

Redaksia

Rritje e turizmit në Strugë në vitin e pandemisë

Z H

“Open Ballkan ID” për qasje të lirë në tregun e punës dhe lehtësim të tregtisë në Ballkanin Perëndimor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More