Agjencia Zhurnal.mk.

Hovenier kishte më tepër se unë informacione për situatën në veri

“Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier kishte më shumë informacione se unë për situatën në veri”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë me Michael Martens, që është korrespodent në Franfurter Allgemeine Zeitung.

Korrespodenti gjerman Michael Martens ka publikuar disa pjesë nga intervista që ka bërë me kryeministrin kosovar, që akoma nuk është publikuar e plotë.

Ai shkruan se kryeministri Kurti kishte rënë dakord për targat ilegale, pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan se situata në veri mund të përkeqësohet.

“Ambasadori amerikan kishte më shumë informacione se unë për situatën në veri”, citohet të ketë thënë Kurti, duke përmendur “shqetësimet e sigurisë” pa hyrë në detaje.

“Kurti tha se ishte dakord për një kompromis në ‘krizën e targave’ pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë se situata në veri të Kosovës ‘mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme’”, ka shkruar Martens në Twitter.

Related posts

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini: Gjilani shkon në balotazh mes LDK-LVV

D V

Vidhen rreth 200 litra naftë në Obiliq, arrestohen dy persona

Z.H

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është stabile, mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More