Agjencia Zhurnal.mk.

“Horror” shkolla e fshatit Brezë (VIDEO)

Shkup, 24 nëntor – Shkolla e Fshatit Brezë në gjedje të mjerueshme. Ekiipi i Tv Klan M filmoi nga afër gjendjen e shkollës ku pamë dritare, derë, tualet dhe dërrasë të zezë të improvizuar. Nga Komuna e Çuçer Sandevës nuk u përgjigjen thirrjeve tona.

 

Para se të vijnë nxënësit, arsimtari i vetëm në këtë shkollë të Brezës, po mundohet sadopak ta ngrohë klasën e vetme.

E nxënësit, me bukë në dorë, çizmet e gjata, çantën në shpinë, por të buzëqeshur se po vijnë në shkollë.
Por objekti ku mësojnë, ngjan në gjithçka përveç se në institucion ku fëmijët vijnë për të mësuar.

Përveç kushteve të tmerrshme, këta nxënës nuk kanë as një mjet tjetër që do tua lehtësonte procesin arsimor. Madje edhe tabelën e zezë e kanë improvizuar.

”Gjashtë, shtatë karrige, e as dërrasë të zezë nuk keni… Qysh e keni improvizu, qysh e keni gjet?
E kemi marrë një karton, e kemi vendosur vetë aty që nxënësit sadopak të jenë të informuar dhe të na ndihmojë në procesin arsimor” – deklaroi Beqir Ibrahimi, arsimtar.

Deri në klasën e katërt, këta tetë nxënës duhet ta mbajnë mësimin në këtë objekt, e më pas do të duhet ta kalojnë këtë rrugë.

Që është e gjatë afër katër kilometrave, e nxënësve ju duhet më shumë se 1 orë që të arrijnë deri tek ky objekt…

Edhe pse kushtet janë ashtu siç shihen, dëshira tek nxënësit e Brezës për tu arsimuar nuk mungon.
Mendjen e kanë ndarë prej tani… Çdo sakrificë që duhet të bëhet për arsimim, do të bëhet.

”Shkoj! Në këmbë, në këmbë vetëm të mësoj” – tha nxënësja

Nga Komuna e Çuçer Sandevës nuk u përgjigjen thirrjeve tona. /KlanMacedonia/

Related posts

Nikolovska: Arsyeja e hapjes së azilit të pleqve është migrimi i rinisë jashtë vendit

Xh M

Polemika pa fund/ Regjistrimi ishte i sigurtë apo i manipuluar?

Z.H

Kovaçevski – Garsia: Spanja ofron mbështetje të qartë për fillimin e bisedimeve me BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More