Agjencia Zhurnal.mk.

Horoskopi: Muaji i ndryshimeve, ç’ju pret këtë nëntor?

Nëntori na përball me transformimin e natyrës dhe shkurtimin e ditëve, rrjedhimisht më pak energji. Nuk është çudi, madje edhe pozicioni i planetëve e tregon këtë. Ndryshimet e humorit varen nga mënyra se si ngjyrat e natyrës përreth jush ndryshojnë. Është krejtësisht e natyrshme.

 

Por, le të shohim konkretisht si do ndikojë ky muaj për secilën shenjë:

Dashi

Nëntori do t’i sjellë Dashit shumë pengesa me të cilat do të duhet të përballet. Në punë mund të ketë mosmarrëveshje dhe do të duhet të mbroni mendimin tuaj. Mund të jetë edhe dikush pranë jush që do të përpiqet t’ju tradhtojë. Duke qenë se do të veproni më me intuitë se zakonisht gjatë kësaj periudhe, do të kuptoni se kush është shoku juaj besnik dhe kush po luan me ju. Megjithatë, këtë muaj mund ta shfrytëzoni për të lexuar dhe studiuar.

Në nëntor, Dashi do të fokusohet tek financat. Do të përpiqeni të krijoni mënyra për të arritur më shumë të ardhura dhe të lini mënjanë disa para. Mund ta nënvlerësoni situatën, ndaj mos hezitoni të kërkoni këshilla nga dikush që keni besim. Vjeshta është gjithashtu kritike për shëndetin. Trupi po mësohet dalëngadalë me ndryshimin mes stinëve dhe duhet të kujdeseni për veten.

Demi

Nëntori do t’i sjellë Demit shumë motivim për të ndryshuar jetën. Vëmendjen më të madhe do ta keni te shëndeti, pasi gjatë kësaj periudhe do të përballeni edhe me probleme të lehta shëndetësore. Prandaj përpiquni të ndryshoni dietën, në mënyrë që të ndiheni të shëndetshëm dhe plot energji. Në të njëjtën kohë, kjo periudhë është ideale për ndryshime të vogla në shtëpi, pasi do të jeni plot me ide kreative. Megjithatë, mos filloni ndryshime të mëdha; kërkon më shumë përqendrim, që do t’ju mungojë këtë muaj.

Në nëntor, Demi do të tentojë të ndryshojë stilin e jetës. Këtë muaj, hëna e plotë do të jetë në Dem, ndaj tregohuni veçanërisht të kujdesshëm për shëndetin. Ju duhet të shmangni çdo sforcim dhe të gjeni kohë të çlodheni.

Binjakët

Në nëntor, Binjakët mund të presin me padurim shumë ngjarje. Do të filloni miqësi me njerëz të rinj, shumë interesantë, me të cilët mund t’ju lidhë profesioni. Për sa i përket gjendjes fizike, do të jeni shumë në formë. Prandaj, mos kini frikë të provoni aktivitete sportive, por mos harroni vitaminat; imuniteti mund të dobësohet nga moti.

Do të jeni shumë të rezervuar, të përgjegjshëm dhe financiarisht të kujdesshëm, gjë që mund t’ju shtojë stabilitetin financiar. Megjithatë, nuk duhet të kurseni për ushqim ose kurse, ku mund të mësoni gjëra të reja.

Gaforrja

Në nëntor, Gaforrja do të jetë shumë e duruar dhe do të jetë e suksesshme në arritjen e qëllimeve. Motivimi dhe vendosmëria juaj do të jenë shumë mirë gjatë kësaj periudhe, ndaj mos kini frikë të filloni diçka që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Madje nuk do ndiheni as të lodhur, por kujdes nga mungesa e gjumit. Për shkak të angazhimeve, trupi do të kërkojë vitamina dhe pushim të mjaftueshëm.

Partneri juaj mund të mos dojë të vazhdojë marrëdhënien me ju dhe kjo mund t’ju shqetësojë. Përveç kësaj, do të jeni të prirur për xhelozi të tepruar dhe sjellje posesive, të cilat mund të shkaktojnë mosmarrëveshje të kota.

Luani

Nëntori do t’i sjellë Luanit humor jo të mirë. Do të lodheni dhe do të keni dëshirë të mbylleni në shtëpi. Në të njëjtën kohë, duhet të mbroni veten gjatë kësaj periudhe dhe të visheni ngrohtë në mënyrë që të mos prekeni nga ndonjë sëmundje. Do t’ju duhet pak relaksim dhe reflektim. Prandaj, nëse nuk dëshironi të jeni në shoqërinë e miqve, meditoni ose pini një gotë verë në shtëpi dhe shikoni filmin tuaj të preferuar.

Performanca në punë nuk do të jetë në më tëmirën e saj dhe do të prisni me padurim fundin e vitit. Prandaj, shmangni ndryshimet dhe ngjarjet e rëndësishme të karrierës.

Virgjëresha

Nëntori zgjon tek Virgjëresha aftësinë për të komunikuar. Do të jeni në qendër të vëmendjes në shoqërinë e miqve tuaj. Të gjithë miqtë tuaj do të jenë të lumtur të dëgjojnë mendimet tuaja dhe ju do të fitoni simpati nga shumë njerëz. Gjatë kësaj periudhe do të jeni shumë të sinqertë, që është një plus i madh dhe përveç kësaj, do të mund të gjeni një mënyrë për të shprehur mendimin tuaj që të mos ofendoni askënd. Kjo do të vlerësohet edhe nga kolegët dhe eprorët në punë dhe falë kësaj do të arrini suksese të mëdha. Ndoshta shefi juaj do t’ju ofrojë një post më të mirë.

Peshorja

Nëntori zgjon tek Peshorja një ndjenjë drejtësie dhe aftësie për të ndikuar. Këtë muaj do të gjendeni në situata që duhen trajtuar me gjakftohtësi dhe në mënyrë racionale, gjë që në punë kolegët do ta vlerësojnë. Për sa i përket dashurisë, do të jeni plotësisht të sinqertë me partnerin gjatë kësaj periudhe, gjë që do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj.

Ju do të jeni në gjendje t’i zgjidhni lehtësisht të gjitha konfliktet dhe të gjithë të përfshirët do të jenë jashtëzakonisht mirënjohës.

Akrepi

Nëntori do të nxjerrë në pah anën intelektuale të Akrepëve. Mos prisni asgjë nga vetja në lidhje me aktivitetet fizike këtë muaj. do të keni prirje për të ngrënë shumë, por duhet të përmbaheni pak; përndryshe, mund të keni probleme me sistemin tretës.

Nuk do t’ju mungojë sensi i humorit në nëntor dhe do t’i argëtoni të tjerët me shumë histori dhe përvoja qesharake.

Kjo periudhë do të jetë perfekte për të studiuar. Do të jeni shumë të përqendruar dhe mendja do të jetë e palodhur.

Shigjetari

Në fillim të nëntorit, Shigjetarët mund të ndiejnë pak lodhje. Do t’ju duhet gjithashtu të pushoni pak, mos bëni asgjë që nuk ju pëlqen ta dhe jepini vetes pak kohë. Nuk do të jeni shumë aktivë këtë muaj, por ky nuk është problem. Mundohuni të flisni për këtë me shefin tuaj.

Në nëntor, duhet të përpiqeni të kufizoni sa më shumë përdorimin e pajisjeve elektronike, pasi kjo mund të ndikojë negativisht.

Bricjapi

Në nëntor, Bricjapët do të jenë të mbushur me lumturi. Do të jeni shumë kreativë, ndaj do të ndjeni nevojën për të eksperimentuar në shumë aspekte të jetës suaj. Ju mund ta përdorni këtë energji krijuese për ndryshimet në shtëpinë tuaj që keni planifikuar të bëni prej shumë kohësh. E vetmja gjë që do t’ju duhet është motivimi, por do t’ju mjaftojë këtë muaj. Pozicionet e planetëve po ju bëjnë thirrje që të ndaloni së menduari shumë dhe të bëni atë që ju pëlqen.

Edhe pse ky vit ka qenë sfidues, do të filloni të mendoni për gjërat e vogla që ju bëjnë të lumtur. Jeta juaj duhet të jetë në ekuilibër absolut.

Ujori

Në nëntor, do të filloni të mendoni për jetën tuaj, por do të futeni në një flluskë mendimesh të tepërta dhe do ta keni të vështirë të dilni. Mos e lini veten të mërzitur për shkak të këtyre. Mundohuni t’i kushtoni vëmendje diçkaje tjetër, ndoshta përpiquni të mësoni një gjuhë të re.

Edhe pse nuk është e zakonshme për ju, do të përpiqeni të distancoheni sa më shumë nga njerëzit që ju rrethojnë. Nuk do ju interesojnë problemet e të tjerëve pasi do fokusoheni kryesisht në mendimet tuaja.

Peshqit

Peshqit mund të pushojnë në nëntor sepse asgjë nuk do t’i shqetësojë ata këtë muaj dhe ata do të mund ta shijojnë plotësisht jetën. Në këtë periudhë kohore, do të jetë më mirë për ju që të përqendroheni te njerëzit e afërt. Falë ndjeshmërisë dhe mirësisë suaj, ju mund të ndihmoni këdo që do të ketë nevojë. Nuk do t’ju duhet të shqetësoheni për gjendjen tuaj financiare këtë muaj, kështu që kënaquni dhe shkoni me pushime ose shpenzoni për blerje.

Në nëntor do të jeni më pranë familjes. Megjithatë, mos harroni të afërmit që nuk i keni parë prej kohësh. 

Related posts

Do keni 1 takim me 1 person qe do ju ndryshoje jeten/ Astrologia Meri paralajmeron keto 3 shenja

D V

Sa besnik është partneri juaj në bazë të shenjës së Horoskopit

D V

Test: Zgjidhni një pendë dhe zbuloni dëshirën tuaj të fshehur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More