Agjencia Zhurnal.mk.

Horoskopi, fati yt sot 30 tetor 2021

Dashi Edhe pse Mërkuri pozitiv është tashmë plotësisht në shenjë, duket se stresi i akumuluar nga prania e Marsit e ka bërë të vetën.

 

Demi Parashikohet një ditë e qetë për ju që i përkisni kësaj shenje dhe duket gjithashtu se atmosfera e përgjithshme do të vazhdojë jetë e tillë edhe përgjatë ditëve në vazhdim.

Binjakët Qielli juaj është nga më pozitivët dhe madje akoma më shumë tani që Mërkuri, i cili është ylli mbrojtës i juaji, është në një pozicion mëse të përshtatshëm. Mjaft interesante fusha sentimentale.

Gaforrja Këtë radhë është Afërdita ylli juaj i mirë, që përpiqet t’ju ndriçojë rrugën dhe mendjen, por përplasja me Marsin e bën disi të vështirë. Ditë mjaft interesante në planin sentimental.

Luani Po përjetoni një moment mjaft interesant, për arsye se jeni në shenjën e yjeve të mirë, si Mërkuri dhe Jupiteri. Megjithatë, ju këshillohet të mos qëndroni pasivë, sepse priten zhvillime të rrufeshme.

Virgjëresha Me orbitën e re që ka marrë Mërkuri duket se e gjithë kjo ditë do të jetë jo vetëm e qetë e pa probleme, edhe pse ka të ngjarë që të bëhet shumë më interesante në shoqëri.

Peshorja Keni një projekt apo një punë në proces dhe mezi prisni ta përfundoni brenda ditës së nesërme, pasi ndoshta nesër gjërat mund të ndryshojnë. Kujdes, raportet me partnerin janë të tendosura.

Akrepi Protagonistja e kësaj dite për ju do të jetë Afërdita, që së bashku me Mërkurin që kontrastojnë ndikimin negativ të Uranit dhe Saturnit.

Shigjetari Me kaq shumë yje të mirë mbi kokë nuk mund të vazhdoni të ankoheni se nuk keni asnjë mundësi apo shans. Për raportet me të tjerët duhet të mendoni ju vetë. Përpiquni të tregoheni më të hapur.

Bricjapi Mërkuri, me largimin e tij nga shenja, duket se ka lënë zbrazëtirë të tillë që veç të tjerash, ju bën edhe melankolikë. Por është vetëm çështje kohe, sapo Marsi të dominojë shenjën tuaj.

Ujori Aspekti yjor për ju është shumë pozitiv dhe Hëna e mirë nesër e në ditët në vijim do të jetë aleatja juaj e ngushtë. Kujdes, mosmarrëveshjet me partnerin nuk zgjidhen duke i bërë më keq ato.

Peshqit Yjet do të jenë me ju e do t’ju mbështesin, duke bërë që dita e nesërme të fitojë një dinamikë tjetër. Një problem i vogël me shëndetin është kalimtar.

Related posts

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do t’ju gjenden pranë për çdo hall që keni

D V

3 shenjat që i pret një nëntor me fat

D V

Ja cilat shenja të horoskopit nuk e durojnë aspak njëra-tjetrën!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More