Agjencia Zhurnal.mk.

Hoqi kryqin e katedrales nga videoklipi, Capital T ka një sqarim për të gjithë

Capital T së fundi ka publikuar videoklipin e tij më të ri, “Buzëqeshje”. Por ditën e djeshme njerëzit vunë re se reperi kishte fshirë në klip kryqin në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.

 

Në videoklip kryqi nuk shfaqet dhe disa nga fansat e Capital T nuk e pritën mirë këtë fakt dhe vërshuan me komente. “S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë t’i fshijmë?!”, komenton dikush në këngën e Capital T.

“Ke bërë gabim ke fshirë kryqin që është te kisha… Nuk është diçka e mirë kjo. Çdo vend fetar duhet repsektuar… në myslimanët e kemi dhe në kuran që duhet të respektojmë çdo besim fetar”, shkruan dikush tjetër në Youtube.

Pas kësaj, Capital T u detyrua të jepte një sqarim. Ai tha se ky ka qenë gabim i produksionit, për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni. Krahas kësaj ai ka publikuar edhe një tjetër dëshmi. Pak orë para publikimit të këngës ai ka publikuar një fotografi ku shihet kryqi.

Related posts

Dafina mahnitëse e veshur e gjitha në lëkurë në imazhet e fundit

Lea Muslija

Me imazhe atraktive nga pushimet, Melinda thotë se nuk ka si ajo

D V

Fifi shkëlqen me fustan të kuq, publikon tri foto unike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More