Agjencia Zhurnal.mk.

Honda Pilot 2023 fillon prej 40,445 mijë dollarë

Honda Pilot është një SUV shumë i njohur, kështu që kur del në treg një gjeneratë e re, njerëzit e vënë re.

 

Viti 2023 shënon gjeneratën e katërt të transportuesve dhe tani kemi pjesën e fundit të enigmës: Çmimet. Dhe ka një lajm të mirë për blerësit, sepse çmimi është vetëm pak më i lartë kundrejt gjeneratës së mëparshme.

Modeli më i lirë i Honda Pilot 2023 fillon nga 40,445 mijë dollarë. Kjo ju jep modelin Pilot Sport me lëvizje me rrota të përparme (FWD) dhe është një rritje prej 1,070 dollarësh kundrejt modelit të vjetër Pilot Sport.

Megjithatë shtimi i lëvizjes me të gjitha rrotat (AWD) rrit çmimin fillestar në 42,545 dollarë. Të gjitha çmimet e listuara përfshijnë edhe tarifën e Honda-s të destinacionit prej 1,295 dollarë.

Në anën tjetër të spektrit, Honda Pilot Elite 2023 shërben si SUV-i kryesor me një çmim fillestar prej 53,325 dollarë.

Në kutinë e mëposhtme janë të listuara çmimet e të gjitha modeleve.

Related posts

Pronari e gjeti Lamborghini Huracan Spyder “të vendosur” në tulla – fotografitë tregojnë më së miri se çfarë ndodhi me veturën luksoze

D V

Në Indi do të prodhohet vetura elektrike, që me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë 500 kilometra

Lea Muslija

Ferrari 330 GTC është rikthyer në perfeksion

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More