Agjencia Zhurnal.mk.

Hollshtajn: E rëndësisë thelbësore është që në mënyrë energjetike të avancohet procesi i reformave

Shkup, 24 shkurt – Ekziston plotësisht dinamik e re në dialogun në mes Shkupit dhe Sofjes prej të cilit priten rezultate, por e rëndësishme është që procesi i reformave në Maqedoni të Veriut në mënyrë energjetike të vazhdojë të përpara, data e fillimit të negociatave vetvetiu nuk është e rëndësishme, vlerëson ambasadorja e Gjermanisë në vend Anke Hollshtajn.

“Nuk kam top të kristaltë dhe nuk duhet të parashikoj çfarëdo qoftë, sepse kjo nuk varet as nga ne as nga faktorë të tjerë. Ajo që tani kemi është përkushtim i madh i Qeverisë së re bullgare, ke plotësisht dinamik të r, po udhëhiqen bisedime nga ministrat e Punëve të Jashtme për hapa konkret drejtë dokumentit. Por se a do të sjellë kjo rezultate konkrete shumë shpejtë, këtë nuk e di. Ajo çfarë mund unë vazhdimisht ta përsërisë është se data e famshme nuk ajo që është veçanërisht e rëndësishme. Por e rëndësishme është procesi i reformave në shtet që në mënyrë energjetike të vazhdoj përpara, sepse aq më shumë që do të avanconte procesi i reformave aq më shumë do të përparojnë vetë negociatat kështu që vendi nuk do humbte aspak kohë. E rëndësisë së veçantë është që në mënyrë energjetike të avancoj procesi reformator”, thotë ambasadorja Hollshtajn në pyetjen e gazetarëve se a është e mundur që vendi të filloj negociatat me BE-në gjatë kohës së presidencës franceze.

Ambasadorja Hollshtajn deklaratën e dha në fjalimin e promovimit të dy punimeve shkencore “Analiza e opinionin publik për procesin maqedonas të qasjes drejtë BE-së (2014-2021)” dhe “Nga lavdërimet deri tek dëshpërimet: 2021 Analizë e opinionit publik për procesin e hyrjes në BE” të organizuar nga Fondacioni “Konard Adenauer” dhe Instituti për demokraci.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy