Agjencia Zhurnal.mk.

Historike: Gjyqtarët kosovarë referojnë në Ligën e Kampionëve

Për herë të parë që nga anëtarësimi i FFK-së në UEFA e FIFA gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në garën elitare të futbollit evropian – Liga e Kampionëve.

 

Është gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimi, si dhe gjyqtarin e katërt, Dardan Çaka, të cilët janë deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ndërmjet skuadrës kampione të Kroacisë, Dinamo Zagreb dhe kampionit të Islandës, Valur

Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën, në orën 20:00, në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për gjyqtarët tanë që ta dëshmojnë profesionalizmin e tyre dhe të avancojnë tutje, duke pasur parasysh faktin se do të vëzhgohen nga njëri prej kontrollorëve më të vlerësuar në UEFA, slloveni Darko Çeferin, i cili ka qenë kontrollor i gjyqtarëve në tri ndeshje në Euro 2020.

Për herë të parë që nga anëtarësimi i FFK-së në UEFA e FIFA gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në garën elitare…

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Monday, July 5, 2021

Related posts

Ashley Cole: Ibrahimovic ka dy personalitete të ndryshme, dallon para mediave dhe miqve

D V

‘Trofeu Gamper’ vë sërish përballë Messin dhe Ronaldo, caktohet orari i ndeshjes Barcelona-Juventus

D V

Haller sfidon Lewandowskin – shënon në pesë ndeshje radhazi, ka 9 gola në Ligën e Kampionëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More