Agjencia Zhurnal.mk.

Hiqen lidhjet ilegale të ujësjellësit në Matkë, Krushopek dhe Saraj

Shkup, 5 korrik – Në aksionin e fundit për heqjen e lidhjeve të paligjshme, të zbatuar nga ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, janë hequr lidhjet e paligjshme në Matkë të Poshtme, fshatin Krushopek dhe Saraj.

 

Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup informojnë se qëllim të mbrojtjes së sistemit të furnizimit me ujë në mënyrë të vazhdueshme zbatojnë aksione për heqjen e lidhjeve të paligjshme.

“Lidhjet e paligjshme janë të ndaluara me ligj (Ligj për furnizim me ujë, neni 23) dhe përcaktohen nga ana e inspektorit të autorizuar komunal të komunës dhe Qytetit (Ligj për furnizim me ujë, neni 37), mbi bazë të së cilës për të gjithë poseduesve të konfirmuar të lidhjes së paligjshme do të ngrihet procedurë kundërvajtëse, theksojnë nga ndërmarrja publike ujësjellësi.

Tregojnë se me lidhjet e paligjshme i shkaktohet dëm i drejtpërdrejtë sistemit për furnizim me ujë dhe cilësisë së furnizimit me ujë deri te konsumatorët në qytetin e Shkupit.

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup u bën thirrje qytetarëve në sjellje të përgjegjshme dhe parashtrim të rregullt të kërkesës për lidhje në ujësjellës nëse për këtë kanë nevojë. U bëjmë apel qytetarëve të qytetit të Shkupit, nëse vërejnë lidhje të paligjshme, ta paraqesin në 023073 010, kontakt@vodovod-skopje.com.mk, www.vodovod-skopje.com.mk apo përmes aplikacionit celular në dispozicion për Android dhe iOS.

Related posts

Zejtarët kërkojnë subvencione për rritjen e paralajmëruar të pagës minimale dhe kompensim të veçantë për energji

Z H

Çmimet e ushqimit do të rriten deri 50 për qind, biznesi kërkon mbështetje nga shteti që të zbutet goditja ndaj konsumatorëve

D V

Maqedonia e Veriut me rënien më të madhe të investimeve të huaja në rajon

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More