Agjencia Zhurnal.mk.

Higjiena Komunale vazhdon me pastrimin e shkollave në Çair

Shkup, 30 gusht – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, NP Higjiena Komunale-Shkup realizoi aktivitete të larjes dhe pastrimit me dorë të oborreve dhe rrethinës së afërt të shkollave dhe kopshteve në komunën e Çairit.

 

“Në përputhje me vendimin e Qeverisë së RMV-së që viti shkollor të fillojë me prani fizike të nxënësve në shkolla, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot kryen larje dhe pastrim me dorë të oborreve dhe të kopshteve në komunën e Çairit. Këto aktivitete i realizojmë me qëllim që bashkëqytetarët tanë më të rinj në vitin e ri shkollorë të hyjnë në mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, dhe njëherësh për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit Kovid-19. Përgjatë këtij viti në këtë komunë janë vendosur 33 kontejnerë të rinj me nxënie prej 3,2m2 për hedhjen e mbetjes së përzier komunale” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Related posts

Mesazh i fuqishëm i Selamit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

D V

Më 20 korrik shpallet konkursi për regjistruesit

Z H

7 janari ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, festohen Krishtlindjet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More