Agjencia Zhurnal.mk.

Hidhet shorti për kualifikimet e ‘Euro 2024’, Kosova dhe Shqipëria me fat mësojnë grupet

Është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ që mbahet në Gjermani.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë tanimë kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve.

Shqipëria ka mësuar fillimisht Grupin, pasi ndodhej në vazon e tretë dhe është vendosur në Grupin E.

Kuqezinjtë janë në grup me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Ndërkohë Kosova është në Grupin I, grup që është me gjashtë skuadra përfaqësuese.

Zvicra është në krye të grupit nga vazo e parë, derisa Dardanët do të ndeshen edhe me Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Grupi A: Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia, Qipro.

Grupi B: Holanda, Franca, Irlanda, Greqia, Gjibraltar.

Grupi C: Italia, Anglia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Malta.

Grupi D: Kroacia, Uells, Armenia, Turqia, Letonia.

Grupi E: Polonia, Republika Çeke, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavi.

Grupi F: Belgjika, Austria, Suedia, Azerbajxhan, Lituania.

Grupi G: Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria,

Grupi H: Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Luksemburgu, Irlanda e Veriut, Litenshtajni.

Grupi I: Zvicra, Izrael, Rumania, Kosova, Bjellorusia,  Andorra.

Grupi J: Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda,Kazakistani, Sllovakia,  San Marino.

/Gazeta Olle/

 

 

 

Related posts

Taseva: Nuk i bënë mirë shtetit fshehja e korrupsionit

D V

Dimitrov nesër do të marrë pjesë në mbledhjen për “Ballkanin e hapur” në Beograd

Z.H

Sot 30 vjet, Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More