Agjencia Zhurnal.mk.

Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve/ Kryendeshjet: Liverpool – Real Madrid dhe PSG – Bayern M.

Është hedhur shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

 

Shorti ka treguar që do të ketë duele shumë të forta në këtë fazë të garave.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid do të përballet me Liverpoolin në përsëritjen e finales së vitit të kaluar. Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich dhe atij francez PSG.

Milan do të përballen me Tottenham Hotspur, derisa Manchester City kishte fat në short pasi përballë do ta ketë RB Leipzigun.

Interi do të takohet në këtë fazë me Porton, ndërsa Chelsea përballet me Borussia Dortmund.

Napoli do të ndeshet me Eintracht Frankfurt, ndërsa Benfica me Club Brugge.

Çiftet në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve:
RB Leipzig – Manchester City
Club Brugge – Benfica
Liverpool – Real Madrid
AC Milan – Tottenham Hotspur
Eintracht Frankfurt – Napoli
Borussia Dortmund – Chelsea
Inter – Porto
PSG – Bayern Munich

Related posts

Presidenti i La Ligas: Edhe vetë Messi është penduar që u largua

Xh M

Ademi paralajmëron ndryshime të mëdha brenda Përfaqësueses

D V

Neves tallet keq me Arsenalin: Festonin për një fitore sikur ta fitonin kampionatin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More