Agjencia Zhurnal.mk.

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, na presin çerekfinale tejet interesante

Në ambientet e FFK-së është hedhur shorti i çerekfinaleve të Kupës së Kosovës.

Të gjitha skuadrat e Superligës do të përballen mes vete, teksa Ramiz Sadiku nga Liga e Parë do të ketë punë me KEK-un e Ligës së Dytë, shkruan Gazeta Olle.

Dy duele tejet interesante do të zhvillohen në çerekfinale, bëhet fjalë për çiftet Llapi – Gjilani dhe Balkani – Prishtina.

Punë të lehtë nuk do të ketë as Drita, e cila do të përballet me Ulpianën.

Çerekfinalet e Kupës së Kosovës do të zhvillohen në mesjavë, më 16 mars.

Në këtë fazë do të aplikohet sistemi VAR për të gjitha ndeshjet. /Gazeta Olle/

Related posts

Markovski- Nikolla: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë gjeneratorë më të mëdhenj të stabilitetit në Ballkan Perëndimor

D V

Drita fiton me mjaft mund ndaj Drenicës, Dukagjini shënon fitoren e parë kampionale, Llapi barazon me Malishevën

Redaksia

Albanian Post: Makroni kërkon të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More