Agjencia Zhurnal.mk.

Hetim për plakun nga Gjevgjelia pasi ngacmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 14 vjeçare

Shkup, 4 tetor – Tridhjetë ditë paraburgim i është shqiptuar një personi të dyshuar për veprën penale të zgjatur – sulm seksual ndaj fëmijës nën moshën 14 vjeçare. Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj të dyshuarit.

 

Nga Prokuroria Publike Shtetërore bëjnë të ditur se prindërit e tre fëmijëve ia kanë besuar të dyshuarit që t’i kujdeset për ta.

Fëmijët ishin tetë, gjashtë dhe dy vjeç dhe i dyshuari, siç thuhet në njoftim, “ka shfrytëzuar të njëjtat mundësi dhe në mënyrë të përsëritur ka kryer veprën penale -abuzim seksual ndaj fëmijës më të madh”.
Meqenëse ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën se i dyshuari do të arratiset, do të pengojë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët dhe se ai do të përsërisë veprën penale, prokurori publik kompetent ka paraqitur propozim në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli për caktimin e masës paraburgim.

Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh

Related posts

Gjoba për 270 shoferë të shpejtë

Z.H

Rrahje për të hipur në teleferik

Xh M

Ohër, djali sulmon babain

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More