Agjencia Zhurnal.mk.

Hërvatin në takimin me Gërkovsën: Këshilli Gjyqësor ka humbur besueshmërinë, duhet të merren masa urgjente

Shkup, 23 shtator – Këshilli Gjyqësor, si një nga institucionet më të rëndësishme që duhet të garantojë pavarësinë, objektivitetin, efikasitetin dhe cilësinë e sistemit gjyqësor, fatkeqësisht e ka humbur besueshmërinë e tij, tha eksperti i çështjeve juridike, Branko Hërvatin, ekipi i të cilit e përfundoi misionin vlerësues të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, në takimin me zëvendëskryeministren për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska. Ai theksoi se duhet të merren masa urgjente për tejkalimin e kësaj situate.

Gjykatësi i Lartë kroat kryesoi misionin e vlerësimit të BE-së, i cili u zhvillua javën e kaluar, pas së cilës ai pritet të propozojë masa afatshkurtra dhe afatmesme për reformën e Këshillit Gjyqësor.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Gërkovska i ka shprehur mirënjohje Hërvatinit për gjithë përkushtimin që ai dhe ekipi i tij kanë investuar në zbulimin e dobësive në punën e Këshillit Gjyqësor, por edhe për rekomandimet që do të dorëzohen, të cilat do të jenë bazë për vendin tonë për reforma të mëtejshme.
 

Gërkovska i dorëzoi Hërvatinit një dokument në të cilin janë të theksuara dobësitë specifike që Kabineti për politikat për qeverisje të mirë i ka konstatuar në funksionimin e Këshillit Gjyqësor, të cilat në një pjesë i referohen përmirësimit të merit sistemit  dhe kritereve për përzgjedhjen e gjyqtarëve, përmirësimin e transparencës gjatë zgjedhjeve, si dhe një sërë zgjidhjesh të tjera në drejtim të forcimit të pavarësisë së këtij institucioni”, qëndron në kumtesën e qeverisë.
 

Eksperti ligjor Hërvatin theksoi se në kuadër të misionit vlerësues, ai dhe ekipi i tij kanë pasur një sërë takimesh përmes të cilave janë njohur në detaje me situatën në këtë institucion. Vijon procesi i përgatitjes së raportit, pas së cilës pritet të dorëzohen rekomandime, të cilat do të përmbajnë propozime konkrete për reforma në afat të shkurtër dhe afatmesëm.
 

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se për reforma konkrete dhe efikase në sistemin gjyqësor nevojitet një vullnet i fortë dhe i qartë nga të gjithë faktorët politikë.

Related posts

Kush e ka radhën për në “listën e zezë” amerikane?

I Z

Lloga nënshkroi kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit

D V

Komuna Qendër hapi Zyrën e parë të Energjisë në vend

D V